Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

SYRI TV/ GJK shfuqizon pjesërisht ligjin për ‘mjekësinë’: Afati i detyrimit 5 vjet, jo proporcional

20:08, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studenetët e mjekësosë i cili i detyron ata të punojnë  në Shqipëri 5 vite pasi të përfundojnë studimet, në të kundërtën u mbahen peng diplomave. Në  vendimin e zbardhur,  GJK vlerëson se afati 5 vjeçar nuk  është proporcional me nevojën që ka vendi,  dhe duhet të jetë jo më shumë  se gjysma e kohës së studimeve. Dukë marrë parasysh edhe eksperiencat e vendeve të tjera,  Kushtetuesja detyron Kuvendin të ndryshojë ligjin duke reduktuar në 3 apo 2 vite  afatin për të punuar në sistemin shtetëror shëndetësor.

Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.’-

Po kështu, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar boshllëk ligjor sa i takon mënyrës së trajtimit financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës. Ndërkohë pas këtij vendimi, shfuqëzohet masa e perkohshme  e vendosur nga Kushtteesja me 14 nëntor për pezullimin e ligjit. Gjykata Kushtetuese i lë 3 muaj kohë kubendit, per të bërë ndryshimet e detyrueshmë në ligj

“Duke pasur në konsideratë që, nga njëra anë, ligji në tërësinë e tij duhet të fillojë të prodhojë efekte para përfundimit të këtij vitit akademik, por, nga ana tjetër, dispozitat që duhen shfuqizuar i bëjnë të pazbatueshme marrëveshjet me studentët, Gjykata vlerësoi t'i caktojë Kuvendit detyrimin që brenda 3 muajve të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.”

Sa i takon sanksioneve në rast se mjekët e rinj do të refuzojnë të punojnë në shtet pas përfundimit të studimeve, Gjykata Kushtetuese e lë në fuqi. Prej muajsh studentët e mjekësisë kundërshtuan me forcë ligjin e qeverisë Rama për punësimin e detyruar në shtetetin shqiptarë. Ata u ngritën në protesta të fuqishme për të kërkuar shfuqizimin e ligjit që sipas tyre ju cënon të drejtata dhe u mban pemg diplomat, teksa  janë ankuar për kushtet në sistemin shëndetësor dhe pagat e ulëta që ofron Shqipëria.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco