A po thyhet miti i 'të paprekshmëve'/ Meta: Përrallë! Me firma pa fund dhe dëme kolosale, Ramës as i përmendet emri

A po thyhet miti i 'të paprekshmëve'/ Meta: Përrallë! Me firma pa fund dhe dëme kolosale, Ramës as i përmendet emri

14:37, 21/12/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca e Kryetarit të PL, z. Ilir Meta sot, pas miratimit nga mazhoranca në Kuvend të heqjes së imunitetit për Kryetarin e PD, z. Sali Berisha.

Pyetje: Z. Meta! Aleati juaj, z. Berisha, është i zhveshur nga imuniteti përballë drejtësisë, në pritje edhe të vendimit të gjykatës për arrestimin e tij. A i druheni edhe ju të njëjtit fat si aleati juaj, meqënëse keni disa dosje në SPAK dhe a e thyen ky vendim, mitin e "të paprekshmëve"?

Ilir Meta: Edhe vetë z. Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe garancive që Kushtetuta i jep deputetit, jo si privilegj, por si një mbrojtje që i jep vetë Kuvendit dhe përgjegjësive që ka një deputet, që duhet t’i ushtrojë në interes të atyre që e kanë zgjedhur.

Së dyti, të gjithë e dinë që janë aplikuar standarde të dyfishta në rastin e z. Berisha, i cili është një deputet  dhe nuk është një deputet i zakonshëm, sepse është lider i forcës kryesore opozitare, apo ish-deputetëve të mazhorancës. Këto janë fakte tashmë shumë të qarta. Përsa më takon mua, as kam pasur dhe as kam ndonjëherë ndonjë lloj shqetësimi të tillë. Përsa i takon mitit të të paprekshmëve, mendoj se kjo është një përrallë pasi ...(ndërhyn gazetarja)

...Ai patjetër që është një zyrtar i lartë dhe shumë i lartë, por nuk është një kryeministër në detyrë, nuk është një president në detyrë dhe nëse flasim për paprekshmërinë, ne shohim që nga njëra anë kemi një përshkallëzim të tillë edhe të masave të sigurisë për një çështje që është kondensuar gjerësisht për mungesë provash dhe ndërkohë kemi firmat e Kryetarit të Bashkisë që ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe të gjitha këshillave bashkiake të qarkut të Tiranës për çështjen e inceneratorit; kemi firma pa fund të Kryeministrit aktual dhe as nuk i përmend emri në çështjet kryesore të cilat përmbajnë dëmet kolosale dhe kanë firmat e tij. Kështu që besoj se situata është shumë e qartë.

Lexo edhe: Meta: Heqja e imunitetit z. Berisha, vendim antikushtetues! Mazhoranca me program për eliminimin e opozitës reale!

Arrestimet e SPAK, Meta: Përpjekjet për të krijuar iluzion sikur po goditen të dyja palët, regji e Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco