SYRI TV/ Rama autorizon arrestimin e liderit të opozitës, Parlamenti voton për imunitetin e Berishës

13:08, 21/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Duke u futur fshehurazi në Kuvend, Edi Rama dhe Partia Socialiste e radhitën sot Shqipërinë krah vendeve të konsideruara regjime dhe jo demokratike, duke autorizuar arrestimin e liderit të opozitës.

Me një procedurë të cilësuar antikushtetuese, mes kaosit dhe protestës së deputetëve të opozitës, Edi Rama dhe në radhë pas tij, deputetët socialist ngritën kartonin për të arrestuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Fati i demokracisë së Shqipërisë u vendos në një seancë rekord prej 8 minutash, ku mes tymit të flakadanëve garda mbante të izoluar çdo deputet të opozitës

Pas përfundimit të seancës  kreu demokrat Berisha u shpreh se, opozita nuk do ti nënshtrohet regjimit por do të qendrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike.

Ndërsa tashmë vendim i Kuvendit do ti dërgohet Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar edhe vendimin, lideri i Opozitës Sali Berisha, u shpreh se sot ndjehet më i fortë se kurrë dhe për Edi Ramën është rezervuar fati i paraardhësve të tij.

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco