Xhaferri: Buxheti i 2024, rreth 14.3 miliardë lekë nga taksat tona për PPP-të që janë nën hetim nga SPAK!

Xhaferri: Buxheti i 2024, rreth 14.3 miliardë lekë nga taksat tona për PPP-të që janë nën hetim nga SPAK!

10:24, 03/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Jo rastësisht raporti i Bankës Botërore i publikuar në 19 Tetor të këtij viti evidentonte se Shqipëria është e rrezikuar nga korrupsioni po aq sa nga fatkeqësitë natyrore. 

Në buxhetin e vitit 2024 rreth 14.3 miliardë lekë, ose 136 milionë euro para publike të qytetarëve shqiptare, do të shkojnë për financimin e 11 kontratave koncesinare/PPP.

Një pjesë e këtyre parave do të injektohen edhe në PPP që janë nën hetim duke përfshirë edhe ato si koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale në shëndetësi.

Ndërkohë në vendin më të varfër të Evropës nuk kanë të ndaluar shpenzimet e luksit, teksa shpenzimet operative për administratën si zyra, dieta, karburant, udhëtime, kancelari, internet, energji etj, janë llogaritur në 66.2 miliardë lekë, ose 650 milionë euro. 

Diskutimi i buxhetit në Parlament është një traditë në çdo vend demokratik, por Edi Rama kërkon ta zhbëjë këtë traditë, duke vendosur përjashtimin e opozitës nga Parlamenti. 

Në Kuvend nuk ka kush të kërkojë llogari se si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve vitin e ardhshëm, teksa se si janë menaxhuar deri tani na e dëshmon fakti se Tigri i Financave Arben Ahmetaj, i cili për një dekadë ishte portofoli i qeverisë Rama, zgjodhi arratinë në Kuvend. 

Llogaridhënia në Parlament janë një detyrim kushtetues i kësaj mazhorance, ndaj vetëm kjo mjafton që ai Parlament të mos lejohet të zhvillojë asnjë seancë deri ditën kur opozita të lejohet të kryej misionin e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco