Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Rritja e çmimit të ujit, Burgija: Durrësi noton mbi ujë, por në shtëpi nuk kanë

10:00, 03/11/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë i ftuar në lidhje me skype, Dritan Burgija, Kryetar i PD në Durrës.

Ai ka komentuar iniciativën e bashkisë së Durrësit për rritjen e çmimit të ujit në këtë qark.

Si e kuptuat që po ndodhte rritja e çmimit të ujit?

Pasi kishim mbaruar mbledhjet e komisioneve të Këshillit Bashkiak na thuhet se do të shtojmë një pikë të re. E shikuam që ishte rritja e tarifave të ujit. Natyrisht që e kundërshtuam pasi kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për qytetarët. Durrësi i paguan tarifat më të lartë në republikë për ujin. Ujësjellësi i Durrësit ka gëlltitur miliona lekë dhe qytetarët akoma nuk kanë ujë. Vjen 2 orë në ditë, Kanalizimet, jemi akoma me ato të kohës së Italisë.

Jemi në 2023, Durrësi noton mbi ujë dhe familjarët nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Pse po vendoset në këte moment kjo rritje?

Janë shpenzuar miliona euro dhe shërbim nuk ka për qytetarët. Është kthyer ndërmarrja në një piramidë për punësime elektorale dhe duke thënë këtë i kam mbyllur të gjitha.

A ka specifikime te ky ligji i propozuar nga bashkia Durrës për shtresat në nevojë…. ?

Nuk ka asnjë lloj specifikimi. Nëse thonë se rritet pensioni ato ia marrin serish tek fatura e ujit.

Ky vendim nuk është miratuar, sot kemi mbledhjen e këshillit. Do kemi vështirësitë tona. Po ju drejtohem kolegeve të ndershëm socialistë që ta rrëzojmë këtë pikë. Jemi të votuar nga qytetarët durrsakë dhe të vihemi në shërbim të tyre.

Cilësia e ujit?

Uji i pijshëm në çezma nuk vjen por është vetëm për të larë. Ka mbetur si zhargon: Uji i pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco