Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kosovë, përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Kosovë, përfundon greva e minatorëve të Trepçës

07:08, 03/11/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Burime të RTK-së kanë mësuar se marrëveshja e arritur përmban disa kushte. Sipas këtyre burimeve pagat e minatorëve do të dalin jo më vonë se data 10.

Një ndër pikat e marrvëeshjes ishte që së shpejti të shpallet konkurs për kryeshef të ndërrmarjes "Trepça".

Marrëveshja është arritur në orët e para të së premtes. Në ndërmarrjen “Trepça” kanë qëndruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, teksa pas arritjes së marrëveshjes, minatorët kanë ndërprerë grevën dhe kanë dalë nga nëntoka ku kanë qëndruar 10 ditë.

Arrihet marrëveshja, minatorët pritet të dalin nga miniera

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë po qëndrojnë edhe sonte në Trepçë.

RTK mëson nga burimet se është arritur marrëveshja me sindikatën e minatorëve.

Përfaqësues të sindikatës kanë shkuar para pak minutash me një marrëveshje të nënshkruar për t'ua lexuar minatorëve.

Pas pak minatorët pritet të dalin nga nëntoka pas dhjetë ditësh grevë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco