Masat ndaj Berishës/ Koka: Nuk iku në ’97-ën kur i kërcënohej jeta me kallashnikov, jo më tani

Masat ndaj Berishës/ Koka: Nuk iku në ’97-ën kur i kërcënohej jeta me kallashnikov, jo më tani

17:49, 26/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka tha se të gjithë ankohen sepse Sali Berisha nuk largohet dhe është absurde t’i bllokohet pasaporta me argumentin se s’duhet të lëvizë jashtë vendit.

I ftuar në  Euronews Albania, Koka kujtoi vitin 1997 duke thënë se Berisha nuk është larguar, por ka qëndruar në zyrën e tij edhe atëherë kur i rrezikohej jeta nga plumbat, jo më të largohet tani.

Koka: Berisha ka problemin se nuk ikën, nuk është problemi se të ikën Sali Berisha. Sali Berisha nuk ka ikur kur i është kërcënuar jeta me kallashnikov në 97’-tën dhe ka qëndruar në zyrë. Të gjithë e dimë atë. Të gjithë ankohen se Sali Berisha nuk ikën, jo se kanë frikë se Sali Berisha ikën dhe ky është banaliteti më i madh që mund të diskutohet dhe mund të shtrohet si diskutim për mendimin tim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco