Avokati Hamataj: Për rastin e Berishës, Kushtetuta thotë se duhet ti drejtohemi parlamentit

Avokati Hamataj: Për rastin e Berishës, Kushtetuta thotë se duhet ti drejtohemi parlamentit

21:29, 25/10/2023
A+ Aa A-

Avokati, Ermal Hamataj ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës për sa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Hamataj u shpreh se për këtë rast ka vetëm një mendim që e ka udhëzuar kushtetuta dhe se në të tilla raste mjafton të lexojmë kushtetutën e cila thotë se duhet ti drejtohemi parlamentit.

"Jemi futur në një udhë ku është e vështirë edhe për njerëzit se kujt ti besojnë. Në çdo moment edhe avokat e juristët, nuk gjen dy njerëz në një mendje. Këtu edhe mendimet juridike janë të ndikuara politikisht.

Këtu nga mëngjesi deri në darkë dëgjon ca që thonë se është në rregull, disa thonë nuk është në rregull. Në fakt unë mendoj se nuk ka dy mendime për këtë rast, ka vetëm një mendim që e ka udhëzuar kushtetuta. Mjafton vetëm të lexojmë kushtetutën që në tilla raste duhet ti drejtohemi parlamentit.

Dhe nëse ka paqartësi a është masa detyrim paraqitje dhe ndalimi për të lëvizur jashtë kufijve a është heqje e lirisë kjo të çon tek neni 38 i kushtetutës e cila ta ka përcaktuar se edhe ky lloj ndalimi është heqje e lirisë në një formë të saj", tha ndër të tjera Hamataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco