‘Prona e falsifikuar/ Bushkolaj: Shkelje e hapur nga Rama për bashkëshortin ‘strategjik’ të Xhaçkës

20:13, 25/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, gazetari Elkier Bushkolaj ka folur për dosjen e ish-deputeti të PS-së dhe njëherazi bashkëshortit 'strategjik' të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Bushkolaj theksoi se vendimi i qeverisë Rama është një shkelje e hapur e ligjit, pasi pjesë e Këshillit të Ministrave ishte edhe bashkëshortja e zotit Artan Gaçi, ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sipas gazetarit, dokumentat e pronësisë së kësaj prone nga familja Mihalli, mbi 5 mijë metra katrorë janë falsikuar ndër vite, të cilën më pas e bleu Artan Gaçi, si kusht për të marrë dhe statusin e investitorit strategjik.

Bushkolaj: Kompani që fitoi të drejtën për të ndërtuar resorin luksoz me vlerë 5 milionë euro ishte një kompani tjetër e kunatës së zotit Artan Gaçi, një shtetase amerikane. Dhe zoti Gaçi pretendoi se për të shmangur konfliktin e interesit futa këtë kompani pasi kjo kompani do të bëjë menaxhimin e pronës ndërkohë që investimin e pronës do ta bëjë zoti Agaçi. Një shkelje e hapur nga qeveria Rama pasi pjesë e Këshillit të Ministrave ishte edhe bashkëshortja e zotit Artan Gaçi, ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në kallëzimin e tij zoti Beleri përmend disa ish-drejtues të ZRPP Vlorë dhe kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro i cili është një nga personat që ka ndikuar në mbivendosjen e pronës pasi është në varësi të Bashkisë së Himarës. Një pjesë e kësaj prone ka qënë pronë shtetërore dhe jo tokë truall dhe përmes falsifikimeve këtë pjesën që nuk ka qënë tokë truall ia kanë kthyer në tokë truall për t’ja bashkëngjitur pronësisë së zotit Gaçi në mënyrë që të miratohej leja për investitor strategjik.

Dokumentat e pronësisë së kësaj prone nga familja Mihalli janë falsikuar ndër vite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco