VIDEO/ A do shkojë në gjykatë? Berisha: Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë

20:55, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV është shprehur se nuk shkel asnjë pikë të Kushtetutës dhe si e tillë aty sanksionohet se një deputete nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj ti asnjë masë sigurie, pa autorizimin e parlamentit.

Fjala e Berishës:

Nuk kam asnjë njoftim.

Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues në këtë rast, i cili vjen pasi unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë.

Kam qenë dhe jam i mendimit, se pavarësisht nga çdo çmim, njerëzit duhet të jenë në kushtetutë të barabartë.

Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty.

Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike.

Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit.

Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel.

Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit.

Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë!

Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco