VIDEO/ Lela: Dosja është si një shtëpi pa themele, SPAK veproi pasi u bashkua opozita

19:42, 23/10/2023
A+ Aa A-

I ftua në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar dosjen politike të masës së sigurisë ndaj Berishës ishte gazetari, Alfred Lela.

Lela është shprehur se media ka marrë instruksione për të fshehur të vërtetën dhe për të mbajtur një qëndrim zhurmues e cila në vetvete është larg misionin të gazetarisë.

"Media ka marrë instruksionin për qëllimin dhe lidhjen e saj me pushtetin për të mbajtur këtë qëndrim për ta zhurmuar dhe për ta heshtur të vërtetën dhe kjo është përtej misionit të gazetarit dhe medias sipas formulës që fakti është i shenjtë dhe pastaj linja editoriale të jetë sipas interpretimit të secilit.

Balla kur e ka bërë padinë dhe dosjen kur e ka dërguar në SPAK ka ndodhur një gjë e çuditshme dhe nuk ka ndodhur kurrë pasi brenda javës është marrë dhe që është hapur hetimin pasi është dorëzuar dhe kjo për mua është një veprim i dyshimtë kur dosjet e tjera qëndronin me kohë në pritje ndërsa pluhuroheshin. Është hetuar tre vite me intensitet dhe ka ndodhur gjëja tjetër interesant ku nuk janë marrë në pyetje subjektet dhe kjo ka ndodhur nga frika e arkivimit, pasi kjo dosje është përgatitur për të arritur qëllimet e tyre dhe është mbajtur për tu hedhur në momentin e duhur, dhe për mua k ishte momenti duke parë aksionin opozitar që po krijonte një impakt social dhe si pasojë e bashkimit të opozitës.

Dosja në vetvete është si një shtëpi pa themele dhe është  vetmja herë që një pronë që u përket pronarëve u ka shkuar në dorë pronarëve të vërtetë. Gjurma e firmave dhe të vërtetës është e gjatë dhe e gjerë pasi fillon nga Nano, Rama dhe Basha dhe targetimi kuptohet se është politik dhe Malltezit i ka qëlluar fati dhe fatkeqësie që i përket dy prej familjeve më të mëdha të Tiranës dhe që është dhëndri i Berishës e për këtë arsye është shpallur kulak."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco