Baçi: Mazhoranca në vështirësi shpik forma për të goditur opozitën me mercenarin e saj Lulzim Bashën

17:11, 18/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për situatën pas bashkimit të Grupi Parlamentar të PD-së dhe rezistencën në Parlament.

Baçi ka akuzuar mazhorancën socialiste se për të kapërcyer vështirësitë që po i shkakton opozita në parlament, ata shpikin forma nga më të ndryshmet me bashkëpunëtorin e tyre më të afërt, me mercenarin e tyre dhe pegun e tyre Lulzim Basha.

Sipas Baçit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi duhet të bëjë veprimet e shpejta për të vendos në shinat juridike partinë pasi ajo është e mirëorganizuar që nga seksioni deri te kryetari i partisë, bashkë me grupin parlamentar.

Baçi: Për të kapërcyer këto vështirësi që i kanë dalë përpara mazhorancës tashmë ata shpikin forma nga më të ndryshmet me bashkëpunëtorin e tyre më të afërt, me mercenarin e tyre dhe pegun e tyre Lulzim Basha që është i gatshëm të vërsulet në çdo moment kur shikon që Edi Rama është në rrezik nga opozita e bashkuar, ai menjëherë del në skenë madje bën dhe të revoltuarin dhe kërkon të uzurpojë të gjitha pushtetet brenda PD-së në mënyrën më të paligjshme, të pa moralshme të mundshme që nuk e di se kush mund ta bënte tjetër pëveç këtij zotërie.

Kjo do të jetë fuqia e opozitës, numri i madh i deputetëve tashmë që u ka dalë nga kontrolli Ramës dhe kanë ikur pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës dhe tregon se nuk kanë qënë pengj por nuk kanë pasur informacion të plotë për mënyrën se si funksiononte PD në bazë dhe këta deputetë që reflektuan në këtë periudhë kanë edhe përvojën e pjesës tjetër të kësaj kohe që ka kaluar ku ata kanë qënë pjesë e disa vendimmarrjeve të gabuara të zotit Basha dhe nuk e kanë ngritur zërin në atë kohë, me shumë respekt dhe mirënjohje u kërkoj që të prononcohen fuqishëm edhe për disa vendime që nuk është ngritur zëri kur ata kanë qënë pjesë aty që ato vendime duhet të dalin nul nga deputetët dhe Grupi Parlamentar i PD-së.

Është nul vendimi i pezullimit nga grupi parlamentar i datës 9 shtator të doktor Berishës, është nul përjashtimi i deputetëve të tjerë më mbrapa edhe përjashtimin e zotit Bardhi për arsye se Basha do të vazhdojë të përjashtojë edhe disa deputetë të tjerë duke ndejtur me 7-8 deputetë që ka aty dhe që të mos arrijë deri aty duhet bërë menjëherë veprimet.

Dhe unë kam besim te zoti Bardhi pasi është një nga juristët më të mirë që ka jo vetëm PD por edhe në vendin tonë, që nga ana juridike duhet të bëjë veprimet e duhura të shpejta për ti dhënë drejtim çdo gjëjë juridikisht faktikisht ne jemi. I jepet drejtimi dhe juridik zgjidhja politike është se PD sot është e mirëorganizuar me të gjitha strukturat nga seksioni deri te kryetari Sali Berisha, kryetar i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe opozita është e gatshme të përballet me këtë mazhorancë./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco