Sot në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit: axhenda dhe kufizimet në qarkullim

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit: axhenda dhe kufizimet në qarkullim

07:27, 16/10/2023
A+ Aa A-

Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të tmblidhen sot më 16 tetor në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Vendi i përzgjedhur për mbajtjen e takimit është ish-Pirimadia e diktatorit Enver Hoxha, e rinovuar.

Në orën 11:00 është paracaktuar mbërritja e liderëve europianë dhe në orën 11:30, fjalimi i hapjes.

Pritet që sot të mbërrijnë liderët nga shtete të ndryshme, ndërkohë që Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, erdhi të dielën, e pritur nga Presidenti Bajram Begaj.

Policia e Shtetit njoftoi se ka marrë masa për pritjen dhe shoqërimi i delegacioneve që do marrin pjesë në  Samitin e  Procesit të Berlinit, që do zhvillohet në Tiranë.

Për sigurinë e Samitit  janë angazhuar 1604 punonjës të  Policisë së Shtetit, 400 punonjës të Gardës së Republikës dhe 200 punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë.

AXHENDA

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

Në orën 11:30 fjala hapëse.

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

 

PRITSHMERITE NGA SAMITI I PROCESIT TE BERLINIT NE TIRANE

"Pritshmëria kryesore është ripërtëritja e premtimit, se Ballkani Perëndimor është me të vërtetë pjesë e Evropës. Premtimi i BE, 20 vjet më parë, në Samitin e Selanikut, se e ardhmja e BP është në BE është i paplotësuar. Koha po mbaron. Të rinjtë, që lindën njëzet vjet më parë, janë dëshmitarë të premtimeve të pambajtura. Ky proces i stërzgjatur ka lodhur qytetarët e BP. Presim progres real në Samitin e Tiranës për të rikthyer shpresën e njerëzve dhe treguar që jemi në rrugën për t'u bërë pjesë e Evropës”, ka thanë për DW, Emina Muminoviç, koordinatore projektesh në Qëndrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Ajo thekson se "adresimi i sfidave urgjente si ikja e trurit nga rajoni, ndotja e ajrit, siguria energjetike dhe tranzicioni i gjelbër” janë pritshmëri të tjera kryesore nga Samiti i Procesit të Berlinit  në Tiranë.

BLLOKIMI I RRUGEVE DHE DEVIJIMI I QARKULLIMIT

Policia ka nisur që mbrëmë, ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, që të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe i qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë, në akset si më poshtë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Ukraina e lirë”.
*Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, në këto akse rrugore:
•Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
•Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
•E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
•Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco