VIDEO/ Sazan Guri: Zjarri në Pishporo është i qëllimshëm, duan të shfrytëzojnë tokën

18:32, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, në lidhje me situatën e rëndë të zjarrit në Pishporo, ka akuzuar se flakët janë të qëllimshme.

Gjatë bisedës në studio, Guri u shpreh se, duan të shfrytëzojnë tokën, për shkak se kjo zonë është pylli i dytë i vetëm që nuk është urbanizuar, duke përjashtuar Karavastanë, që nuk e lenë ndërkombëtarët ta djegin.

‘Zjarri është i qëllimshëm, sepse projekti që bën Rama në lidhje me Shqipërinë, diku e zhbërë dhe diku e askujt, duke qenë se është i vetmi pyll i paprekur ende i patrajtuar nga pikëpamja urbane, hiq Karavastanë, sepse nuk të lënë ndërkombëtarët, dhe kjo që është një kategori më lart se Karavastaja, pylli i vetëm i ngelur u duhen toka për investime peshku, rezervate, bërje resortesh që ti shërbejnë shteteve të tjera.

Jemi në një situatë që jo vetëm i vënë zjarrin, por u diskredituan në mënyrën e menaxhimit të situatës në këto 9 ditë, ku 7 ditë nuk erdhi asnjë zjarrfikëse, ku kuptuam se republika na paska vetëm një helikopter dhe nuk paska asnjë avion, ndërkohë që është bërë një marrëveshje me francezët para 12 vitesh’, tha Sazan Guri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco