Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë

22:28, 27/04/2024
A+ Aa A-

Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë.

Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha 27 vota.

Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes.

Në këtë post do të jetë Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco