Xhaferri: Shqipëria, furnizuese rinie për vendet e tjera! Rrezikohet shtyerja e daljes në pension

19:09, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike Besart Xhaferri tregon rrezikun e mundshëm që i kanoset pensionistëve, brezit të ardhshëm të pensionistëve po ashtu edhe rinisë shqiptare.

Në një lidhje me Skype për ‘Syri Digjital’ me Bled Markun në Syri Tv, Xhaferri  thotë se Shqipëria po kalon në vendet me popullësinë më të plakur në raport me vendet e Europës. Sipas tij kjo rrezikon shtyerjen e daljes në pension të qyetetarëve.

“Jo vetëm brezi i ardhshëm i pensionistëve është i rrezikuar por janë të rrezikuar edhe ata të rinj që do vendosin të qëndrojnë në Shqipëri sepse do rriten taksat. Është për të ardhur keq që ne zyrtarisht sot jemi një popullatë në plakje. Kemi qënë popullata e dyta më e re në Europë, pas Kosovës, për nga mesatarja e moshës e sot kemi kaluar në të mesmet. Shqipëria po bëhet furnizuese rinie për vendet që kanë qënë më të plakura se ne. Në të ardhmen me këtë plakje të popullatës do të thotë do të kemi më pak krah pune që paguan taksa për njerëz pensionistë dhe kjo automatikisht do ndrrojë sistemin e sigurimeve shoqërore.

Rrezikohet shtyerja e daljes në pension dhe kjo është një nismë që në politikat e reja demografike që po aplikohet në vendet me plakje të popullatës. Në vendet e tjera njerëzit ngrihen e dalin në protesta të paorganizuara nga asnjë forcë politike por dalin sepse qeveritë po i detyrojnë që të punojnë akoma më gjatë dhe mos të shijojnë kontributin që kanë dhënë gjatë jetës së tyre në sigurimet shoqërore që kanë paguar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco