Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Tatuazhi ‘Katana 138’/ Berisha vlerëson mesazhin e Mirlind Dakut

Tatuazhi ‘Katana 138’/ Berisha vlerëson mesazhin e Mirlind Dakut

10:24, 11/09/2023
A+ Aa A-

Heroi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, mban në shpinë një tatuazh të veccantë.

Fotot e këtij tatuazhi u bënë virale mbrëmë dhe u komentuan sot edhe nga kryetari i opozitës, Sali Berisha.

“Mirlind Daku, autori i super golit të dytë në fitoren me Poloninë mban në shpatull tatuazhin "Katana 138," pseudonimi i heroit të kombit, Agim Ramadani, komandanti i Brigadës 138 i betejës në Koshare.

Edhe njëherë një përshëndetje të përzemërt Mirlind Dakut dhe Jasin Asanit, për golat e tyre fantastik, të gjithë ekipit të Kombëtares, kapitenit Berat Gjimshiti, dhe udhëheqësit brilant të ekipit Sylvihno, që me super fitoren e djeshme po ecin drejt Zenitit!” shkruan Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco