Situata në veri të Kosovës, Koci: Është e paqëndrueshme, një konflikt atje mund të jetë plan i Rusisë

Situata në veri të Kosovës, Koci: Është e paqëndrueshme, një konflikt atje mund të jetë plan i Rusisë

16:21, 10/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Melazim Koci përmes një lidhje "Skype" në Ora News foli për situatën në veri të Kosovës. Sipas Kocit, situata në veri të Kosovës nuk ka incidente, por është e paqëndrueshme. Analisti Koci gjithashtu theksoi se një konflikt në veri të Kosovës mund të jetë një plan i Rusisë për të larguar vëmendjen nga Ukraina.

"Situata në veri të Kosovës nuk ka incidente, pa konflikte por e paqëndrueshme. Pala serbe i frikësohet marrëveshjes franko gjermane. Perceptimi i ndërkombëtarëve është se edhe Kosova me dia veprime i ka kontribuar situatës së trazuar në veri.

Sanksionet mbi Kosovën rëndojnë nga veprimet taktike në veri të bëra pa kordinimin e ndërkombëtarëve. Takimi Kurti-Vucic vetëm mund të ulë tensionet në veri. Një konflikt në veri mund të jetë një plan i Rusisë për të hequr vëmendjen nga Ukraina", tha ndër të tjera Koci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco