'Përgjaket Vlora'/ Berisha: Rendi në duar e krimit! Rama liçenson bandat për ekzekutimet

'Përgjaket Vlora'/ Berisha: Rendi në duar e krimit! Rama liçenson bandat për ekzekutimet

13:04, 10/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ekzekutimin e 41 vjeçarit Laert Keka mbrëmjen e djeshme në Vlorë. 

'Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!', shkruan Berisha në Facebook. 

Sipas Berishës, Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij. 

Postimi i plotë: 

Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit! 

Të dashur miq, 
mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari.  Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën! 

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”

Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco