Kryetari i PD Sali Berisha në Kukës, nis fushata për bashkinë

Kryetari i PD Sali Berisha në Kukës, nis fushata për bashkinë

21:54, 09/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e hënë kryetari i PD-së, Sali Berisha do të jetë në Kukës, ku do të prezantojë kandidatin për bashkinë e Kukësit, Emri Vata.

Njoftimi është bërë nga stafi i kandidatit të bashkisë Kukës, Emri Vata. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 tek Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Ju njoftojmë se, ditën e Hënë me datë 11.09.2023 , ora 17.00 tek Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’, do të bëhet hapja e fushatës.

Në këtë takim merr pjesë dhe kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.

Të gjithë së bashku ti kthejmë dinjitetin Kukësit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco