VIDEO/ Berisha: Ne po përpiqemi që çdo shqiptar të kuptojë se ky i ka vjedhur, nuk i ka fituar zgjedhjet! Do e rrëzojmë Ramën

21:34, 07/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së dhënë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur edhe për ‘librin e zi’ të farsës elektorale të 14 majit. Berisha theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur.

‘Ne duhet të bindim shqiptarët se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe duhet të ngrihemi për largimin e tij nga qeveria në mënyrë që të zhvillojmë zgjedhje të lira. Ky është qëllimi i opozitës, më madhor se çdo qëllim tjetër’, tha gjatë intervistës kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Peka: Doktor, në gjithë këtë pasqyrë që bëhet, cilat janë nismat që do të ndërmarrë opozita në shtator për tu përballur ekzaktësisht me këtë panoramë, as më shumë e as më pak, regji, ndërkohë që simbolet tuaja, të drejtat ligjore që i takojnë kësaj selie mbahen peng, siç thoni ju, nga zoti Rama e cila është edhe e provuar? Ju deshën dy vite të bëni një mbledhje të përbashkët grupi ndërkohë që pak më shumë se një vit duhet për të ardhur zgjedhjet e përgjithshme politike. Çfarë do të bëni, do të prisni dhe të shpresoni se Edi Rama do ju japë logon apo do vendosni të organizoheni dhe opozita të ketë një emër kur të garojë?

Berisha: Dje ne publikuam librin e zi të zgjedhjeve. Është publikimi më serioz i opozitës në këto dy vite dhe ne kemi faktuar aty se në këtë vend krimi shndërrohet në votë, vota shndërrohet në krim.

Peka: Zoti Berisha, a ju duket se po harxhoni energji për të faktuar diçka që zoti Rama e pranon publikisht?

Berisha: Kemi një problem. Ata të cilët mendojnë siç po mendoj unë janë të shumtë, por shumica mendon i vjedh por i fiton zgjedhjet. Por, ata që e thonë këtë është njësoj sikur të thonë se gjëja e vjedhur është e hajdutit, s’është e imja dhe kjo është tymerrësisht e rëndë. Ne po përpiqemi se çdo shqiptar të kuptojë se ky i ka vjedhur, nuk i ka fituar zgjedhjet. Kt, me të gjitha ato që bëri më 14 maj , me logo, pa logo, me rregjistrim, pa rregjistrim, me para krimi, me banda, me çdo gjë ky mori 100 mijë vota më shumë se opozita. Por po ti kthesh në vota ato që bëri ai, minimumi 200 mijë-250 mijë vota janë. Atëherë ne jemi në këtë fazë. Ne duhet të bindim shqiptarët se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe duhet të ngrihemi për largimin e tij nga qeveria në mënyrë që të zhvillojmë zgjedhje të lira. Ky është qëllimi i opozitës, më madhor se çdo qëllim tjetër.

Peka: Dhe mendoni se do të kemi mjaftueshëm mbështetje të shqiptarëve për të larguar Edi Ramën, para zgjedhje, nga qeveria?

Berisha: Unë besoj se do kemi. Do mobilizojmë shqiptarët në Shqipëri, në diasporë, në emigracion dhe kudo që janë: Sot është momenti i një beteje vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë. Nuk është këtu asnjë interes i Sali Berishës. Sali Berisha i ka të plotësuara të gjitha interesat e veta.

Çim Peka: Kthehemi tek thelbi i pyetjes. Rama e kontrollon drejtësinë. Në qoftëse shpresoni se kjo drejtësi do tua rikthejë logon edhe vulën, pastaj ose nuk jeni të sinqertë kur akuzoni drejtësinë...

Berisha: Nuk është drejtësia që e mban, është Rama që e mban

Peka: Atëherë...?

Berisha: Atëherë, të rrëzojmë Ramën.

Peka: Zoti Berisha, do ngeleni peng i vulës të marrë nga Rama...?

Berisha: Fare, peng. Njerëzit duhet të kenë një gjë të qartë, duhet të meditojnë se me Edi Ramën nuk ka vulë, nuk ka logo, nuk ka sigël, nuk ka bashkim, nuk ka asgjë që mund të garantojë zgjedhje të lira. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kemi faktuar në mënyrën më të plotë në librin e zi të farsës elektorale. Merr vetëm patronazhistët, janë mijëra terroristë të kuq të cilët të marrin të dhënat dhe ushtrojnë terror mbi qytetarët. Një administratë e shndërruar në polici politike elektorale e faktuar në qindra mijëra herë. Atëherë cilat janë këtu, logoja, kjo, ajo, tjetër, se ky është Pëllumb Gjoka, se ky është Behar Bajri, se ky është Suel Çela. Dhe me këtë nuk ka votim, nuk ka zgjedhje se ky bën vetëm pazare, ndaj dhe këtu i kemi problemet. Unë e kuptoj që nuk është se është problem ai , por nuk zgjidh problemin. Jo, nuk e zgjidh problemin. Problemin e zgjidh largimi i Edi Ramës. Problemi i tmerrshëm është Edi Rama

Urdhëro! Kush është Edi Rama?! Edi Rama shkon e prish marrëdhëniet me Greqinë vetëm për interesin e tij. Sepse, çfarë është modeli Beleri i Ramës?! Tregon që ai është i aftë të bëjë gjithçka për të marrë çdo mandat. Prandaj edhe hajde ti përvishemi Edi Ramës, të mos bëjmë strucin, të mos bëjmë ‘na pengon kjo, na pengon ajo’. Jo! Të gjitha na erdhën këto vetëm nga Edi Rama . Kush e krijoi Lulëzim Bashën? E krijoi Edi Rama, apo jam gabim?! Kush e krijoi Pëllumb Gjokën investitor strategjik? E krijoi Edi Rama. Pra, mos të genjejmë veten. Kush e mbajti Beqajn?! E mbajti Edi Rama. Kush e mbajti Erion Veliajn?! E mbajti Edi Rama. Ai na konsideron ne armiq. Ai na poshtëron, ai poshtëron Shqipërinë , poshtëron vendin. Çdo shqiptar që ndihet sadopak patriot, smund të pranojë kurrë qëllimet e tij antishqiptare ndaj Kosovës. Unë nuk jam kurrë të mbështetet çdo veprim i Albin Kurtit por nuk kemi punë ne, ai është vend i pavarur, një vend sovran. E ka larë me gjak, ka 2200 martirë, ka 11000 të rënë viktima. Si mundet ti të sillesh ndaj këtij vendi si gangster. Po çfarë e ke atë ti? Koloni e ke? Është vend i pavarur, dhe ne durojmë një kryeministër të tillë. Mjafton për këto qëndrime ky nuk mbahet asnjë ditë kryeministër. Urdhëro tani, ndezi sherrin edhe me fqinjin tjetër. Pra, unë këtë koncept kam. Ne duhet të lëmë gjithçka dhe ti përvishemi Edi Ramës. Sigurisht, asnjë iluzion sa të jetë ai në pushtet, do marrë çdo vendim drejtësia siç i thotë ai. Po a del kryetarja e parlamentit dhe behët zëdhënësja e Lulëzim Bashës, a mund të ndodhë kjo? Po kryetarja e parlamentit s’është zëdhënëse, është për definicionin, për institucion pluhuralist . Ajo bëhet zëdhënëse e Lulëzim Bashës. Ma sollën mua këtë njoftim thotë.

Peka: Ndërkohë që zoti Bardhi mbrëmë deklaroi që në të njëjtin moment që po lexonte deklaratën Lindita Nikolla, Lulëzim Basha i thoshte Jorida Tabakut se ‘unë nuk di gjë’ .

Berisha: Sepse ska nevojë ti dijë. I di Taulanti për të. Skenari është Taulanti. Të them unë ty... edhe Bledi Çuçi kishte thënë ‘ne kemi kryetar Lulëzim Bashën'. Dje ose pardje u tha në mbledhje; ‘Për ne kryetar do të jetë Lulëzim Basha, pikë’. Prandaj dhe është e rëndësishme që ne duhet të mblidhemi, duhet ta përmbysim, nuk ka rrugë tjetër, përndryshe, absolutisht deri në vitin 2040 minimumi.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco