Pronat/ Manjani: Shërbimi në Kadastër frymëzohet nga sistemi informal i patronazhimit

Pronat/ Manjani: Shërbimi në Kadastër frymëzohet nga sistemi informal i patronazhimit

09:28, 07/09/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/ 

Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të kuptuar se shërbimi digjital në Kadastër frymëzohet nga sistemi informal i patronazhimit.

Kadastra nuk regjistron më pronën, por pronarët. Nuk del më çertifikata klasike me emrat e pronarëve por thjesht bëhet regjistrim digjital i pjesës takuese.

Nëse kërkoni një çertifikatë të pronës suaj, ajo nuk ekziston. U jepet, me shumë fat, vetëm një dëftesë digjitale për pjesën tënde. Edhe ajo jo e printuar.

Askush sot nuk merr më letrën e printuar, dmth tapinë e pronës. Pronën tënde e ka në dorë vetëm menaxheri që fshihet pas sistemit digjital.

Nga ana tjetër a ma spjegon dikush llogjikën që një punonjës digjital nuk miraton kërkesën për të marrë info të freskët për pronën private?!

Ç'do me thënë kjo?!

Sistemi digjital u dizenjua që e dhëna të jetë online dhe pronari ta shkarkojë vetë sipas nevojës, pra pa miratimin e askujt. Mjafton të fusësh numrin unik të identitetit si shtetash dhe të sigurohet akses mbi pronën që ke regjistruar. Shërbimi kadastral ka detyrë vetëm të bejë regjistrimin fillestar, pastaj të tjerat duhet të ishin online, të aksesueshme direkt na pronari.

Sot pronari nuk ka askses në pronën e tij. Duhet tja miratojë dikush aksesin..

Ama "miratuesi i aksesit", dmth nënpunësi i kadastrës në kadastër ka informacion të plotë mbi personin dhe pronën që ai/ajo ka. Këtë informacion ai ja raporton me hollësi patronazhistit. Ky i fundit ka në dorë pronën tënde.

Pra qëllimi kadastral, i vetmi në botë, nuk na qenka prona por personi alias votuesi.

Siguri juridike, jo shaka!

Demokraci që çke me të!

Po që po bëjmë shtet!

Ptu!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco