‘Kuçova do kishte pamje tjetër’/ Maliqi: Bashkia u grabit në 14 maj nga të paaftët dhe të korruptuarit

‘Kuçova do kishte pamje tjetër’/ Maliqi: Bashkia u grabit në 14 maj nga të paaftët dhe të korruptuarit

11:32, 11/08/2023
A+ Aa A-

Ish-kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Kuçovë në 14 maj, Lefter Maliqi ka reaguar për gjendjen skandaloze të qytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Maliqi thekson se Kuçova do kishte marrë pamje krejt tjetër, do ishte kthyer në “Kantier Ndërtimi” e qendër zhvillimi, nëse nuk do të shtrembërohej vullneti i shprehur me votë i popullit në 14 maj.

Postimi i plotë:

Kuçova do kishte marrë pamje krejt tjetër!

Do ishte kthyer në “Kantier Ndërtimi” e qendër zhvillimi, nëse nuk do të shtrembërohej vullneti i shprehur me votë i popullit. Bashkia Kuçovë e grabitur në “14 Maj” nga të paaftë, të korruptuar e abuzues të taksave të qytetarëve, sot do ishte pasqyrë e punëve në disa drejtime, në: parqe, tregje në Kuçovë e Lumas, gjelbërim, pastrim, asfaltime kudo në fshat e qytet, me “Muze Historik”, për të përfaqësuar historinë e njerëzve të jashtëzakonshëm, aviatorë, intelektualë e naftëtarë, me fronte të reja pune, me garanci për investime etj. Kudo do fliste puna, imazhi, drejtimi i sektorëvë, në shërbim të banorëve.

❌😞 Nuk meritojmë këtë Kuçovë me këto rrugë, me këto ambiente të papastra e pa shpresë!

✅🙂 Së bashku do i kthejmë Bashkinë banorëve, duke i kthyer shpresën, besimin për një qytet të pastër, të gjelbëruar, të zhvilluar e jetën e bukur, plot ngjyra, që meriton ai qytet dhe ajo Bashki.

“Kuçova e Para”!

“Banorët prioritarë”! 🤝🙏💪

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco