Berisha: Patronazhisti nuk pyet as për gjykata as për ligj dhe as për bashki, ndëshkon një lagje të tërë

Berisha: Patronazhisti nuk pyet as për gjykata as për ligj dhe as për bashki, ndëshkon një lagje të tërë

21:20, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetari digjital ku denoncon patronazhistin e PS i cili me fuqinë që i ka dhënë pushteti nuk njohin limite.

Sipas denoncimit patronazhisti ka ngushtuar rrugën kundrejt të gjitha rregullave dhe vendimeve që janë marrë nga gjykatat më parë në lidhje me këtë problem.

Patronazhisti nuk pyet as për gjykata as për ligj dhe as për bashki. Ai është mbi ligjin dhe ndëshkon një lagje të tërë.

 Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e qytatarit dixhital.

Z Berisha miremrama.Atehere Jane marre 5 vendime te formes prere,te cilat jane:1)Kater kryetare bashkie me gjithe komshiun tone Demokratin(te ndjerin) Njazi Reci,ishe prefekt dhe ishe kryetar Bashkie Vendime ne KRRT. Banojme te kalaja ishe Lezha e vjeter,madje edhe z Ndreu e ka marre nje vendim te tille para nje viti.2)Vendimi INUK ne kohen kur ishit juve Kryeminister dhe keshilltar z Avenir Peka qe e kam takuar disa here ne kryeminisri.3)Vendime nga tre Gjykatat,a)Gjykata shkalles pare Lezhe,b)Gjykata Apelit Shkoder c)Gjykata Apelit Administrative Tirane.d)Urdher Ekzekutimi nga ish krytari Gjykates. Sqaroj se jane ekzekutuar te gjitha keto vendime nga INUK dhe Bashkia Lezhe.Rruga u zgjerua 5 m gjeresi sa eshte ne harte dhe ne vendimet. Komshiu yne pronar i nje kafeneje dhe patronazhist e ngushtoj rrugen perseri ne 2.60 m duke bere vetgjyqesi dhe me ndihmen e nje politikani,ish deputet qe sot ja pame emrin tek grupi kriminal qe eshte kapur ditet e fundit te cilit i kerkonin ndihme per te vrare X. Jemi vleresuar me DS 3 dhe nuk i riparojme dot shtepiat se nuk hyjne betonierja dhe makinat e medhaja te transportit.Kane ardhe ekspertet dhe juristi per verefikim dhe me pas i kane bere nje shkrese kundravajtesit duke i dhene 5 dite afat Nga ky moment jane terhequr IKMTdhe z Ndreu,arsya nuk e di ekzakt por besojme se "eshte,"ishe "dikushi" me thone disa persona qe punojne ne Bashki Kemi bere dy ejmel z Balla meqenese e ka filluar detyren me angazhime te medhaja dhe qe e ka per detyre sepse eshte ne varesine e tije IKMT dhe policia,madje eshte rast i ngjashem 100% kur ka qene z Flamur Noka Minister Rendi na e bllokuan rrugen me inerte kur neve ishim ne pune dhe nuk hynim dot me mjete ne shtepiat tona.Nje mesazh i kam bere z Ndoka dhe diten e neserme me ka thirre drejtori Policise Lezhe dhe pasi diskutuam per problematiken ne fjale nje dite me vone me dergoj fugonin me police dhe mua me la detyre qe te gjeja punetore dhe e pastruam rreugen Tani neve banojme si ne mesjete me lageshti per nje rruge qe eshte dhe ka qene me shekuj.Na rrofshin 5 vendimet e marra mga 4 kryetar bashkie dhe 18 gjyqtate ne te tria shkallet.Do mundohemi ti gjejme numrin e cel z Balla dhe ti dergojme edhe nje sms me ucap pastaj te shohim ne vazhdim,te bajme noj vidio dhe ta nxjerrim ne fezbuk si me rastin e Rrahajve dhe te paraqesim vendimet dhe kushtet e renda te jeteses...etj te shofim,prandaj menduam te ju kerkojme edhe juve ndihmen dhe besoj i keni te gjitha mundesite.Gjithsesi ju falenderojme per derhyrjen.Po ju dergoj edhe dy foto te shtepise ku banojme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco