VIDEO/ Kultivimi i kanabisit në repartin e Zall Herrit, Peka: Përgjegjësi e ministrit dhe shefit të shtabit

19:47, 07/08/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, duke folur në lidhje me kultivimin e kanabisit në repartin e Forcave Speciale të Ushtrisë në Zall Herr, është shprehur se, kjo është përgjegjësi direkte e ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.

Duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Peka u shprehur se tani po provohet se edhe forcat e ushtrisë janë përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës.

‘Nuk mund të ndalemi vetëm tek drejtuesit apo efektivë të atij reparti ushtarak. Ajo çfarë ka ndodhur në atë repart ushtarak ka shkatërruar ngrehinën e Ministrisë së Mbrojtjes. Duke qenë se janë disa struktura brenda për brenda ministrisë, ajo çfarë ka ndodhur është përgjegjësi direkte e ministrit të mbrojtjes, është është përgjegjësi direkte e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, është përgjegjësi direkte e drejtorit të inteligjencës ushtarake, është përgjegjësi direkte edhe e zinxhirit të komandimit të forcave ushtarake që lidhen me atë repart.

Ajo çfarë ka ndodhur nuk është diçka e lokalizuar, por ka prekur të gjitha forcat e armatosura. Duke e lidhur pastaj me historinë e përfshirjes në trafikun e drogës nga 2013 e deri më tani, e bën edhe më të rëndë situatën dhe na çon në konkluzionin se përveç forcave të policisë, që tashmë janë lajm i përditshëm për përfshirjen e tyre në kultivimin apo trafikun e drogës, kemi edhe forcat e ushtrisë shqiptare që janë të përfshira direkt në kultivimin, trafikun dhe lejimin dhe krijimin e rrethanave të kultivimit të drogës.

Kemi pasur rrëzimin e helikopterit të ushtrisë që transportonte drogë. Pa llogaritur pastaj faktin e famshëm të fikjes së radarëve të ushtrisë, të cilët nuk mund të fikeshin pa urdhër nga lart dhe pa një sistem të komanduar dhe bashkëpunimi mes grupeve të krimit të organizuar dhe drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Forcave të Armatosura’, deklaroi Avenir Peka në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco