VIDEO/ Anëtari i Komisionit Rregullator kundër miratimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore

VIDEO/ Anëtari i Komisionit Rregullator kundër miratimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore

17:44, 07/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj është shprehur kundër miratimit të rezultatit për zgjedhjet locale. Sipas tij, qeveria përdori Çdo mjet dhe këto zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme. Mjeti kryesor sipas Çakajt ishte përcaktimi nëpëmjet sistemit të drejtësisë i kundërshtarit që do të kishte përballë.

‘Vota ime është kundër miratimit të këtij projekt akti. Do doja të bëja me dije pse vota imë është kundër në tërësi dhe në parim të këtij akti. Pyetja që shtrohet për të gjithë shqiptarët dhe për ne si Komision Rregullator. A ishin këto zgjedhje të barabarta, a ishin këto zgjedhje të lira, a ishin këto zgjedhje të fshehta. Unë personalisht mendoj që jo dhe mendimin tim se pse këto zgjedhje nuk ishin të barabarta për këto arsye. Së pari këto zgjedhje nuk ishin të barabarta sepse njëra nga palët jo vetëm që përdori të gjithë makineritë dhe resurset, por ndikoi dhe në KQZ dhe në sistemin gjyqësor për caktimin e palës kundërshtare që do të merrte pjesë në zgjedhje. Ja arrit të ndikojë në gjithë sistemin të përcaktojë palën kundërshtare.

Këto zgjedhje nuk ishin të lira, të drejta dhe të barabarta pasi qeveria miratoi akte ligjore, për rritje pagash, shpërblime pensioni në kundërshtim të plotë të Kodit Zgjedhor. Kandidati për Bashkinë e Himarës është në burg për dyshime se ka blerë vota. Këta shpërndanë lekët e popullit për të rritur pagat dhe pensionet përpara zgjedhjeve me qëllimin që të fitojë vota, nga një kandidat i cili akuzohet se blen me lekët e veta, vota.  Në gjykimin tim fajtorë janë të dy, por në gjykimin tim më fajtor është qeveria në këtë rast që përdor lekët e popullit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco