Berisha: Ahmetaj të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë

Berisha: Ahmetaj të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë

09:26, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje dje që Arben Ahmetaj të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij, Ahmetaj është kërcënuar.

"Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Duhet të shtoj këtu se, afera e djegësave e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është njëkohësisht hetimi, ose dështimi i shekullit. Pra, hetim i suksesshëm, ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi.

Ndaj edhe jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin.

Së pari, unë ju informoj se prej tri javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve vërshojnë nga të katërta anët ndaj Arben Ahmetaj. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës, Erion Veliajt si bosët më kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Me këto kërcënime ndaj Arben Ahmetajt, Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë me çdo kusht t’i mbyllin gojën atij dhe ai të mos guxojë të bëjë publike të gjitha të fshehtat, inskenimet, ndërhyrjet dhe presionet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt si kupolë kryesore  e vjedhjes së shekullit në këtë proces kërcënimeve me jetën e tij, të fëmijëve, familjarëve të Arben Ahmetaj që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe nga zyra e krimit të institucioneve shtetërore dëshmojnë qartë se Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj jane de fakto dhe de juro, ligjërisht dhe penalisht truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

I bëj thirrje të gjithë atyre hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit që janë të interesuar në zbardhjen e së vërtetës në vjedhjen e shekullit të marrin të gjitha msat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vet Arben Ahmetajn. Të dërgojnë atje ku ndodhet ky i fundit hetues, grup hetuesish të çështjes duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë.

Shqiptarët mbi të gjitha duan të zbardhin të vërtetën dhe duan të marrin mbrapsht paratë, qindra milionë që ky grup i plaçkiti ata në këtë aferë.

Edhe njëherë theksoj se afera e djegësave është vjedhja e shekullit, por hetimi i kësaj çështje është hetimi i shekullit," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco