Konfindustria: Ndërprerja nga BE e 110 mln eurove, ndëshkim për legalizimin e kanabisit!

Konfindustria: Ndërprerja nga BE e 110 mln eurove, ndëshkim për legalizimin e kanabisit!

11:19, 26/07/2023
A+ Aa A-

"Konfindustria kërkon marrjen e masave ndëshkuese të jashtëzakonshme në të gjithë nivelet qeverisëse, përgjegjëse për skandalin e ndërprerjes nga BE për arsye korrupsioni masiv dhe keqmenaxhimi të financimeve dhuratë në bujqësi, agroindustri dhe agroturizëm". Kjo deklaratë u bë nga Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, z. Gjergj Buxhuku.

Ndër të tjera, Konfindustria ka dyshime të forta se përveç arsyeve të dhëna publikisht nga KE për ndërprerjen e financimit prej 110 milionë eurosh për bujqësinë shqiptare, arsye të lidhura me korrupsionin në programin përkatës, “vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me miratimin e ligjit të lejimit të prodhimit të kanabisit”, thuhet në vazhdim.

Ndiqni deklaratën e plotë të z. Buxhuku, lëshuar sot dhe ku shprehet qendrimi i Konfindustrisë mbi këtë skandal:

“Konfindustria kërkon marrjen e masave ndëshkuese të jashtëzakonshme në të gjithë nivelet qeverisëse, përgjegjëse për skandalin e ndërprerjes nga BE për arsye korrupsioni masiv dhe keqmenaxhimi të financimeve dhuratë në bujqësi, agroindustri dhe agroturizëm.

Skandali në fjalë është provë nga më të rëndësishmet e deritashme për të treguar për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë për shkallën e efektivitetit të reformës në drejtësi.

Konfindustria vlerëson, se përvec arsyeve të bëra publike nga Komisioni i BE për ndërprerjen e pagesave për IPARD2 në vazhdim si dhe pezullimit të mbi 110 milionë euro financime të IPARD3, vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me miratimin e ligjit të lejimit të prodhimit të kanabisit.

Vendimi i ndërprerjes së financimeve të BE për programin IPARD u shpall vetëm disa ditë para se Kuvendi i Shqipërisë të miratonte ligjin e shumë kundërshtuar të prodhimit të kanabisit mjekësor.

Në këtë rast Shqipëria mund të ketë marrë edhe paralajmërim të qartë negativ për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Konfindustria vlerëson se skandali i korrupsionit dhe i keqmenaxhimit të agjencive qeveritare të financimeve prej qindra milionë euro dhuratë nga BE rrënon imazhin e vendit, prek themelet e demokracisë dhe është me pasoja të rënda për biznesin, fermerët, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco