Cakrani: PS i ka armike, zgjedhjet e lira, i ka shkatërruar që nga 1945-a e deri sot!

Cakrani: PS i ka armike, zgjedhjet e lira, i ka shkatërruar që nga 1945-a e deri sot!

09:47, 24/07/2023
A+ Aa A-

Cenimi i zgjedhjeve nga Partia Socialiste që u konstatua masivisht në zgjedhjet e fundit vendore më 14 maj, nuk ndali përsëri as edhe në zgjedhjet e përsëritura që u bënë për një bashki të vogël si Rrogozhina më 23 korrik sikur të mos mjaftonte  grotesku i fitores “falë” të burgosurve në maj.

I ftuar sot në Kafe Shqeto nga moderatori Flavio Qarri, av. Cakrani tha: “Duhet të sqarojmë një fakt. Partia Socialiste dhe zgjedhjet janë dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, thënë në kuptimin politik dhe ligjor të fjalës. Është një parti që i ka armike, kriminale,  zgjedhjet e lira. Ajo bën votime, por jo zgjedhje.  Nëse nuk shikojmë historinë politike të kësaj partie, nuk dalim dot në një konkluzion sot. Kjo është një parti që i ka shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri që në 1945-ën.

Kjo i ka shkatërruar zgjedhjet edhe në sytë e ndërkombëtarëve në 1948-ën: i vodhi, i rrahu, i grabiti, i pushkatoi dhe atëherë ka qenë  pikërisht ambasadori anglez atëherë që i legjitimoi zgjedhjet.

Dhe fatkeqësisht sot pas 80 vjetësh përsëri  kemi të njëjtën histori që të njëjtat shtete i legjitimojnë zgjedhjet e vjedhura dhe kriminale në një vend të kriminalizuar totalisht. Pra, është një parti që me zgjedhjet ka qasje kriminale dhe nuk mund të bëjë dot zgjedhje të lira sepse është në ADN-në e saj.

Ju shikojeni në vetë partinë: A ka bërë ndonjëherë zgjedhje?! Partia Socialiste ka që në në 2009-ën dhe atëherë bëri disa votime të çuditshme që “e doni apo s’e doni Ramën?” Domethënë është një parti kriminale në qasjen me zgjedhjet dhe nuk mund t’i lërë qytetarët të lirë të votojnë”, theksoi avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco