Xhaferri: Mos i kërkoni paratë që ju vjedhin tek mjekët e rinj!

Xhaferri: Mos i kërkoni paratë që ju vjedhin tek mjekët e rinj!

10:35, 21/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Këto javë kam dëgjuar disa reagime nga qytetarë të devotshëm që ju janë sulur studentëve të mjeksisë sikur të jenë kriminel që po ju vjedhin taksat Shqiptarëve!

Duartrokasin këtë masë "brilante", që qeveria më në fund ka gjetur, atë të gjobitjes me 30.000 Euro plus për këdo që nuk shërben 5 vite me detyrim!

Të dashur qytetarë të "devotshëm"!

Ky vend do ishte shumë herë më i mirë nëse të paktën gjysmën e këtyre reagimeve t'i bënit ndaj hajdutëve të vërtetë: Sistemit të arsimit Shqiptarë!

Nëse një vit akademik në fakultetin e mjeksisë për një student kushtoka 5500 euro, atëhere këtu u vidhkan paratë Shqiptarëve!

Aty nuk ofrohet asgjë, përveç një kartoni!

Aty nuk ka laborator modern, por vetëm kontrata të majme security për Gjicrat!

Aty nuk ka tekste modern, por libra të vitit 2000!

Aty nuk ka as kushtet minimale, por ambiente të botës së tretë!

Aty nuk ka asnjë respekt dhe joshje për mjekët e rinj, por arrogancë dhe korrupsion!

Revoltën drejtojeni ndaj agresorit dhe hajdutit të vërtetë dhe jo ndaj viktimës dhe të vjedhurit!

Ka plot mënyra për të mbajtur dhe shtuar mjekët në këtë vend!

Gjobitja është mënyra më e gabuar!

Për këtë po protestojnë këta të rinj!

Kundër gjobës dhe jo pro emigrimit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco