Mjekut Tritan Kalo i njoftohet dalja në pension: Ministrja s’pati kohë për të shprehur një mirënjohje!

Mjekut Tritan Kalo i njoftohet dalja në pension: Ministrja s’pati kohë për të shprehur një mirënjohje!

16:50, 20/07/2023
A+ Aa A-

Mjeku Tritan Kalo ka dalë në pension pas një kontributi 42 vjeçar në spitalin infektiv. Ai është vënë në dijeni për daljen e tij në pension, përmes një shkrese nga QSUT.

Në një postim në Facebook, mjeku i cili asnjëherë nuk shkoi në vijën e partisë, shkroi se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv.

"MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë" – shkruan Kalo.

Postimi i plotë:

20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së, me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension…..ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së, në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë, në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë, i cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të, përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë…..ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë…..Together forever!!! N.B.: Portale, ju lutem NË RAST riprodhimi të këtij postimi mos i deformoni atij thelbin, duke vendosur tituj bombastik, për qëllimet tuaja editoriale…..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco