SYRI TV/ Djegësit 'ndezin' Kuvendin, opozita banderolë për mafien e plehërave

16:51, 20/07/2023
A+ Aa A-

Afera e inceneratorëve dominoi debatet në ditën e fundit të punimeve të kuvendit. Parlamenti u përfshi nga tensione të shumëta, pasi opozita kërkoi mocion debati me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve por shefi i qeverisë u arratis në jug, duke iu shmangur edhe njëherë përballjes për këtë çështje. 

SYRI TV

Në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, opozita hyri në sallën e kuvendit, duke mbajtur banderola, për projekligjin e kanabisit dhe aferën e inceneratorëve, si për të lajmëruar se këto çështje, do donominonin debatet e ditës.

Partia Demokratike paraqiti kërkesat, për mocion debati dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e djegësave  por shefi i qeverisë mungoi sërish, duke ju shmangur edhe njëherë temës, që po ha kokat e qeverisë së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se aryeja për mungesën  e Ramës në Kuvend, është përfshirja e tij, në aferën e incenratorëve, duke e akuzuar se bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe sekretarin e përgjthshëm Engjell Agaçi, kanë përiftuar miliona euro të taksapaguesve. 

Përfaqësusit e mazhorancës dhe qeverisë, qëndruan të heshtur, me përjashtim të minisitres së Shtetit Elisa Spiropali, që ju desh të bënte rolin e avokates, duke përdorur si argument, lëshimin që socialistët i bënë, Arben Ahmetaj. 

Parlamenti nuk gjeti qetësi. Seanca plenare u  ndërpre dy herë, ndërsa opozita kërkonte përgjigje nga kryeministri Edi Rama. 

Edhe pasi kamerat u mbyllën, opozita vijoi fjalën në Facebook.

Ndërsa afrohej dreka, Kuvendi ende nuk kishte nisur punimet normale të rendit të ditës, ndërsa kryeministri Edi Rama, i shpallur në kërkim nga opozita, ishte arratisur në jug, duke i nisur pushimet para se Kuvendi të mbyllte dyert zyrtarisht. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco