Vrasja në Lezhë pas vizitës së Ballës/ Paloka: Ka një dorë më të zezë se gjakmarrja

Vrasja në Lezhë pas vizitës së Ballës/ Paloka: Ka një dorë më të zezë se gjakmarrja

21:22, 19/07/2023
A+ Aa A-

Lezha u trondit mbrëmjen e sotme nga një ekzekutim.

Një gjakmarrje e nisur gati mbi 20 vite më parë, sot ka shënuar viktimën e 6-të të saj, pasi Nikolin Marku (Lekstakaj) u ekzekutua sapo kishte blerë një pije freskuese.

Dhe krimi ndodhi kur ende nuk ishin mbushur 24 orë nga vizita e ministrit të ri të Edi Ramës, Taulant Ballës, i cili kërkoi që t'i jepej fund çdo ‘feudi apo bajraku’.

Edhe krimi duket se e dëgjoi Ballën dhe sot reagoi, për të treguar se kush është zot i vendit.

Në lidhje me atë që ka ndodhur në Lezhë, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili shkruan në rrjetet sociale se në Lezhë ka një dorë më të zezë se ajo e gjakmarrjes.

‘Në Lezhë ka një dorë më të zezë se ajo e gjakmarrjes. Koha do tregojë!

Si fillim kujtoni që dje ishte në Lezhë, në rolin e ministrit të Brendshëm, Tao. Sot ndodhi vrasja!’, shkruan Edi Paloka në Facebook.

Po çfarë thoshte dje Taulat Balla në një takim me drejtuesit e policisë së Lezhës.

‘Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve’, thoshte dje në Lezhë ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.

Dhe si për ironi të fatit, një ditë më pas Lezha është tronditur nga një atentat mafioz. Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj. Me ç’duket policët as janë trimëruar hiç nga vizitat e Taulant Ballës nëpër komisariate si ‘dhëndër i ri’ i qeverisë së Edi Ramës dhe as kriminelët e të fortët nuk janë frikësuar.

Ata kryen vrasjen ditën për diell dhe janë larguar pa u ndaluar nga askush. Krimi ka marrë yrysh në Shqipëri dhe nuk është më çështje emrash, as ministrash e as drejtuesish në polici. Vullneti për t’u ndarë me krimin mungon nga piramida më e lartë politike e deri në fund te polici më i zakonshëm, shkruan Lapsi,al në një artikull në lidhje me këtë çështje.

Policia e Shtetit është e tradhtuar në misionin e saj dhe përdoret si mish për top nga politika. Vrasja e sotme në Lezhë është e fundit në serinë e shumë ngjarje të rënda që kanë ndodhur në atë zonë e në të gjithë vendin. Policia e Shtetit ndërkohë mbledh gëzhojat e krimit dhe kufomat që lënë pas plumbat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco