VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Rama, Veliaj dhe Agaçi janë bosët e inceneratorëve

17:23, 19/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi sërish se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi janë bosët e inceneratorëcve, e sot po bëjnë gjithçka për të fshehur këtë të vërtetë. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha solli fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve, ku rezulton se Inceneratori i Tiranës është projektuar nga studioja e bashkëshortes së Veliajt. Berisha solli në vëmendje kërcënimin që Erion Veliaj ndaj gazetarëve për të fshehur provat, ndërsa akuzoi Edi Ramën se porositi arratisjen e Arben Ahmetajt, duke shënuar kështu arratisjen e shekullit.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçin se janë krerët e aferës me inceneratorët. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Berisha denoncoi faktin se të tre zyrtarët e lartë socialist po përdorin praktika korruptive për të fshehur të vërtetën me vjedhjen që poi u bën taksave të qytetarëve shqiptarë me skemën korruptive të inceneratorëve.

Kreu demokrat dënoi edhe kërcënimet që Erion Veliaj bën ndaj gazetarëve të cilët publikojnë fakte për inceneratorin e Tiranës, ndërsa shtoi se nga kjo aferë ka përfituar edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Për arratisjen e ish-numrit 2 të qeverisjes socialiste, Berisha deklaroi se pas saj qëndron kreu I qeverisë Edi Rama.

Për projektligjin për kanabisin, I cili është në rendin e ditës së seancës së fundit plenare, Berisha u shpreh se Partia Demokratike e kundërshton atë, si dhe denoncoi mbjelljen e opiumit në Shqipëri.

Sa I takon procedurave antiligjore të ndërmarra nga socialistët për ti dhënë Skënder Gjinushit një tjetër mandate në krye të Akademisë së Shkencave, Berisha theksoi se mazhoranca po respekton marrëveshja Rama-Doshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco