VIDEO-SYRI TV/ Shembet godina në Babrru, banorët: Dëmshpërblimi ishte shumë i ulët

17:12, 19/07/2023
A+ Aa A-

Shembjet në kuadër të projektit të ‘Unazës së Madhe’ janë rikthyer sërish pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Këtë të mërkurë në Babrru është hedhur në erë me shpërthim të kontrolluar një godinë 5 katëshe. Banorët shprehen se nuk kanë qenë dakord me dëmshpërblimin e ofruar pasi është në vlerë shumë të ulët. Për këtë çështje kanë thënë se do të ndjekin edhe rrugët ligjore.

Nga SYRI TV

Pasi u ndaluan përkohësisht gjatë periudhës së fushatës, shembjet në kuadër të projektit të ‘Unazës së Madhe’ janë kthyer sërish, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore. Këtë të mërkurë ishte radha e kësaj godine banimi 5- katëshe në Babrru, e cila u hodh në erë me shpërthim të kontrolluar.

Pronarët e ndërtesës theksojnë se nuk janë kundër projekteve zhvillimore, por janë kundër dëmshpërblimit që u është ofruar, që sipas tyre është shumë më i pakët sesa vlera reale e godinës. Madje ata thonë se vlerat e shpronësimit të dhëna nga ARRSH dhe Kadastra, nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Teksa thonë se nuk u ka ardhur asnjë lajmërim me datë dhe orar për ndërhyrjen, banorët bëjnë me dije se do e ndjekin çështjen edhe në rrugë ligjore.

Në godinën 5 katëshe prej 32 vitesh jetonin 5 familje me 22 banorë në total, të cilët tashmë janë detyruar të gjejnë banesa me qira, pasi vlera e shpronësimit që kanë marrë, nuk ua mundëson blerjen e një shtëpie të re me çmimet aktuale të tregut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco