Zaimi: Mesazhet e Ahmetajt të lënë shumë në dilemë

Zaimi: Mesazhet e Ahmetajt të lënë shumë në dilemë

21:51, 15/07/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së, ka komentuar mesazhet e koduara që Ahmetaj ka dërguar drejtë Ramës.

Zaimi shprehet se mesazhet e Ahmetaj nisur nga vendi ku është arratisur të lënë shumë në dilemë.

Postimi

Arben Ahmetaj ka dërguar mesazhe nga vendi ku është arratisur. Kush i lexon ato mbetet në dilemë:

Ose fratelloja ka të drejtë, pra sundimi i padrejtësisë në Shqipëri është aq i rëndë sa që as Numri Dy i qeverisë nuk e përballon dot tiraninë.

Ose tigri po mashtron, pra Numri Një qenka aq i paaftë politikisht sa që nuk ka ditur të gjejë njeri të mirë e të saktë as për postin e Numrit Dy, se vaj halli të tjerët.

Por mund të shihet dhe ndryshe.

Psh. meqë pati interes nga Anglia që të na i kthejë në Shqipëri bijtë tanë që shkelin ligjet atje, edhe ne duhet t’ua kthejmë nderin, duke çuar atje bijtë tanë që shkelin ligjet këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco