Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

12:30, 11/07/2023
A+ Aa A-

Avokatët e Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme.

Teksa mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte parashikuar të mbahej sot rreth orës 16:00, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, burimet bëjnë me dije se avokatët e deputetit kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme për shkak të dosjes voluminoze.

Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndrojë e njëjtë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë. Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu, ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco