VIDEO-SYRI TV/ PD publikon raportin për 14 majin, Berisha: Farsa më e madhe elektorale në 32 vite

17:11, 05/07/2023
A+ Aa A-

Më 14 maj u konsumua farsa elektorale më e madhe përgjatë këtyre 32 viteve pluralizëm dhe autor i saj është Edi Rama. Lideri demokrat Sali Berisha dhe ekspertët ligjorë, prezantuan raportin për shkeljet në zgjedhjet lokale të 14 majit, teksa dosja voluminoze sipas Berishës, do të vihet në dispozicion medias, qytetarëve por dhe faktorit ndërkombëtar.

Sipas Berishës opozita hyri në kushte të pabarabarta në zgjedhje, duke u privuar nga logoja, financimet e KQZ, komisionarët e koha televizive. Për Berishën, Rama është peng i aferës McGoingal dhe për këtë do përgjigjet përpara autoriteteve amerikane.

Nga SYRI TV

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi këtë të mërkurë raportin me shkeljet e kryera nga mazhoranca socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga selia blu, Berisha teksa e cilësoi 14 majin si farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare, bëri me dije faktet me të cilat sipas tij do të njihet edhe faktori ndërkombëtar.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se 14 maji ishte një garë e pabarabartë për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të Ramëm, i cili caktoi edhe kreun e koalicionit.

Vjedhjeve qeverisë, Sali Berisha u shpreh se opozita do t’i përgjigjet me protesta.

Berisha akuzoi Bashën se ka bërë lojën e Ramës me qëllim instalimin e monizmit në vend.

Lideri I opozitës denoncoi edhe aferën e Ramës me McGonigal, ku theksoi se pavarësisht përpjekjeve, kreu I qeverisë nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi.

Berisha deklaroi se pas zgjedhjeve të 23 korrikut në Rrogozhinë opozita do të nis analizën e brendshme në PD, si dhe shtoi se në ditët në vijim do ti bëhen me dije qytetarëve shkeljet e kryera nga qeveria Rama në çdo qark.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco