Edita Tahiri: Rama i afërt me Vuçiçin, ia ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë

Edita Tahiri: Rama i afërt me Vuçiçin, ia ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë

20:36, 23/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar propozimin e draft-statutit për Asociacionin të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri tha se në negociata, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira, por sipas saj, në ato raste, pala e tretë duhet të jetë e paanshme.

 ‘Në rastin e Ramës, mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje të ndihmojë procesin. Në këtë situatë, Rama është i anshëm, i afërt me Serbinë, me Vuçiqin’, është shprehur Tahiri.

Tutje, ajo tha se në Kosovë, Rama s’ka kredibilitet, pasi siç tha, ka hyrë në ‘lojën e ndarjes së veriut me Vuçiqin’.

‘U bë pjesë e Ballkanit të Hapur. Pra Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike’, tha Tahiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco