Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Skandali i Gjicit/ Berisha: Fytyra e regjimit! Të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës

Skandali i Gjicit/ Berisha: Fytyra e regjimit! Të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës

14:05, 21/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi të mërkurën përpara deputetëve opozitarë edhe skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.

Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.

Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.

Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare.

Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco