Dogjani - Nikollës: Pse e injoron Rama, Kuvendin? Pse nuk vjen?! Ka harruar që është Kryeministër?

Dogjani - Nikollës: Pse e injoron Rama, Kuvendin? Pse nuk vjen?! Ka harruar që është Kryeministër?

10:36, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti Asllan Dogjani i ka kërkuar sot një përgjigje, kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, se cila është arsyeja që Kryeministri i Shqipërisë nuk vjen në parlament.  

"Unë nuk e kuptoj cila është arsyeja që kryeministri i Shqipërisë injoron parlamentin dhe nuk vjen t'u përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të deputetëve të opozitës që kërkojnë interpelancë,  - tha ai, - po nuk e kuptoj pse kryeministri e injoron Kuvendin?! Ka kaq kohë që nuk vjen.

Nuk është se na ka marrë malli për ne, por pse e injoron parlamentin ky njeri? Pse nuk vjen t’u japë përgjigje pyetjeve të opozitës?!  Ne e kuptojmë që është i zënë me probleme ndërkombëtare me Italinë, Gjermaninë e ku di unë. Ai ndoshta ka harruar që është kryeministri i Shqipërisë, po të paktën të vijë në seancat parlamentare cilësinë e deputetit dhe t’u japër përgjigje qytetarëve. “

Lindita Nikolla u përgjigj me një "faleminderit" pa e marrë mundimin as ta justifikojë mungesën e vazhdueshme të kreut të qeverisë, Edi Ramës në Kuvend, dhe vazhdoi të thërriste deputetin e radhës, në vazhdën e bojkotimit dhe injorimit të qëllimshëm të të gjitha kërkesave të deputetëve të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco