Gazment Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Ramën, bllokon foltoren e Kuvendit

Gazment Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Ramën, bllokon foltoren e Kuvendit

10:36, 02/05/2024
A+ Aa A-

Seanca e sotme plenare, në të cilën priten të zhvillohen dy interpelanca, është shoqëruar me tensione që në nisje të saj, teksa ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i cili ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhi ka këmbëngulur për interpelancë me kryeministrin Rama për ndërhyrjet e tij te transmetuesi italian RAI.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.

Kujtojmë se, interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco