Mëhilli: Bashkia e Belshit po na falimenton, jemi 150 tregtar që po dalim në rrugë

Mëhilli: Bashkia e Belshit po na falimenton, jemi 150 tregtar që po dalim në rrugë

10:02, 29/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të diskutuar problematikat që po hasin tregtarët e Belshit ishte një nga përfaqësuesit e protestës, Mondi Mëhilli.

Mëhilli është shprehur se bashkia për interesat e saj po largon tregun nga qyteti dhe kjo ka sjellë falimentimin e bizneseve tona.

Tregu i Belshit duhet të jetë në qendër të qytetit dhe ja ta dërgojnë tregun në Elbasan. Atje vetëm të moshuar ka dhe nuk kanë mundësi që të shkojnë në pazarin që ka caktuar bashkia se nuk ecin dot.

Bashkia për përfitimin e  vet do ta heqë tregun aty ky është dhe do ta dërgojë ku ajo ka interesat, por dua të theksoj se nuk ka asnjë kusht minimal të ushtrimit të aktivitetit.

Vendi është shumë i ngushtë dhe ka një pjerrësi të madhe. Ne jemi diku ke 150 tregtar dhe vendi për ne është për gati 20 tregtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco