VIDEO/ Berisha: Garantoj miku tonë Elmar Brok se ideali ynë i integrimit evropian mbetet vendosmëria jonë kryesore

21:05, 14/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka garantuar përfaqësuesin e CDU-së, Elmar Brok se ideali i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet vendosmëria kryesore e Partisë Demokratike.

‘Për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, ku sot ishte i pranishëm në shtëpinë e kryedemokratit edhe ish-eurodeputeti gjerman Elmar Brok.

Berisha: Miqtë e mi, ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të garantoj mikun tonë të të shquar, Elmar Brok se idealet tona të integrimit të Shqipërisë në Europë, se vullneti ynë në rrugën e integrimit, se e ardhmja jonë më e shkëlqyer në BE janë dhe mbetet zotimi, përkushtimi, vendosmëria jonë kryesore.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar.

Është e ardhmja më e shkëlqyer e kombit.

Ndaj dhe e gjithë beteja jonë është betejë për vlerat e lirisë.

Është betejë për votën e lirë.

Për vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Për idealet e tyre demokratike.

Për idealet e tyre evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco