Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kalojë sot në shkallën e dytë të vetingut.
Balla do dalë në veting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para vitit 2017.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023, pasi u shpreh se Balla nuk ka status magjistrati.
Ndërkohë Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK për ndërprerjen e vetingut për Alfred Ballën.
Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017.
Në vitin 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, Balla i ka paraqitur KPK-së kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.
© SYRI.net