DEBATI/ Bardhi: Meloni po shpjegon krimet e Ramës, e Rama nuk vjen këtu

DEBATI/ Bardhi: Meloni po shpjegon krimet e Ramës, e Rama nuk vjen këtu

10:39, 02/05/2024
A+ Aa A-

Dokumentari investigativ i kanalit shtetëror televiziv “RAI3” ka shkaktuar përplasjen e radhës në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvendin.

Demokrati Gazment Bardhi kërkoi shpjegime nga kryetarja e Kuvendit se pse nuk është futur në rendin e ditës seanca e kërkuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

“E keni kthyer shkeljen e Kushtetutës në rutinë. Interpelancat për kryeministrin as nuk ja komunikoni seancës.

Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit tek mediat italiane.

Ju e keni rrëzuar kërkesën, dhe e kuptoj, sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni, sepse ai ka frikë.

Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit.

Është Kuvendi që do duhet të vendosë, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi Nikollës.

Ndërsa në kundërpërgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi theksoi se për sa kohë edhe vetë RAI3 e shtyu transmetimin e pjesës së dytë të dokumentarit mbi emigrantët e paligjshëm dhe marrëveshjen Rama – Meloni për akomodimin e tyre në Shqipëri, atëherë dhe vetë kjo interpelancë nuk ka pse të trajtohet si “urgjente”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco