Mëhillka: Banorët e Belshit në mbështetje të tregtarëve, bashkia të rishikoi projektin

Mëhillka: Banorët e Belshit në mbështetje të tregtarëve, bashkia të rishikoi projektin

10:04, 29/04/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të sjelle detaje të reja nga protesta e bizneseve në qytetin e Belshit ishte gazetarja, Margarita Mëhillka.

Mëhillka është shprehur se lëvizja e tregut do të sillte një kosto shumë të lartë monetare për banorët e Belshit por edhe një falimentim të tregtarëve.

"Të shtunën tregtarët në qytetin e Bleshit u mblodhën në protestë kund vendimit të bashkisë që të largohen në një largësi deri në 4 km nga qyteti. Një problem tjetër nga ana e tregtarëve thonë se ishin hapësirat që nuk ishin të mjaftueshëm.

Protestës së qytetarëve të Belshit ju bashkuan dhe banorët të cilët përveç kostos të produktit do ti shtohet dhe kostoja e rrugës.

Qytetarët shpreheshin e moshat e treta e kanë të pamundur të udhëtojnë që të marrin perimet për një ditë pasi do të sillte kostot të madhe monetare.".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco