Aktivistët, të cilët kishin zgjedhur të protestonin në vendin e vizitorëve në parlament sa i përket votës së diasporës, nuk janë lejuar nga punonjësit e gardës që të zhvillojnë më tej tubimin e tyre.
Në videon shihet qartë që drejtuesit e gardës i kanë bërë me dije protestuesve dhe organizatorit të tyre se nuk do të lejohen të protestojnë e në këtë mënyrë duhet të marrin materialet e tyre që kanë në brendësi të parlamentit.
Kujtojmë se Kuvendi ka shkelur afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese që të votojnë të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe nuk kanë mundësi të jenë fizikisht në vendin tonë në zgjedhjet që do të zhvillohen.
© SYRI.net