Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Bardhi- Kryeparlamentares Nikolla: E keni kthyer shkeljen  e kushtetutës në normë

Bardhi- Kryeparlamentares Nikolla: E keni kthyer shkeljen e kushtetutës në normë

10:36, 02/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar që kryeparlamentarja, Nikolla të respektoi kushtetutën dhe normat e funksionimit të parlamentit.

Bardhi ka theksuar se është kuvendi ai që vendos nëse duhet të ketë një interpelancë me kryeministrin dhe jo kryeparlamentarja.

"Interpelancat për kryeministrin as nuk ja komunikoni seancën. Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit tek mediat italiane.

Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frike.

Arroganca juaj nuk mund ti mbivendoset kuvendit. Është kuvendi qe do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco