'24 vite nga çlirimi, Kosova kërcënohet nga binomi Rama-Vuçiç!'

'24 vite nga çlirimi, Kosova kërcënohet nga binomi Rama-Vuçiç!'

14:01, 12/06/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

24 vite më parë Kosova frymoi e lirë pas disa dekadash në robëri, teksa lufta e UÇK-së  dhe ndërhyrja e trupave të NATO-s i dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm që jetonin në trojet e tyre etnike.

Sot është një ditë kur duhet përkujtuar sakrifica e atyre burrave e grave që u inkuadruan në radhët e UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën, të tjerë mbetën invalidë.

Lufta e Kosovës ishte  lufta e fundit që një vend në Evropën e qytetëruar zhvilloi për  pavarësi në vigjilje të mijëvjeçarit të ri.

Më 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it, nga 39 kombe të ndryshme të botës, duke vendosur drejtësi për një padrejtësi të regjistruar  në sytë e mbarë botës kur në 1945, u vendos që Kosova ti bashkohej Jugosllavisë dhe jo trojeve amë.

Kosova e mëvetësuar ka përparuar dhe është bërë model i një shteti funksional, kur njerëzit jetojnë të lirë, e votojnë të lirë.

Por jo gjithçka shkon mirë për shtetin më të ri të shqiptarëve, pasi një politikë e mbrapshtë e Beogradit Zyrtar, duke përfshirë në lojë dhe qeverinë e Tiranës ka dobësuar pozitat e  Kosovës, përmes nismës “Open Ballkan”.

Ujku i keq ta sjell qenin në Torishtë është një shprehje në Kosovë, e për fat të keq është një shqiptar, Edi Rama, që me vetëdije rehabilitoi Aleksandër Vuçiçin  si faktor stabiliteti në Ballkan, duke  i shkaktuar dëme të pariparueshme  Kosovës.

Djemtë dhe vajzat më të zgjedhur të asaj ane siç kanë bërë mot do ti dalin zot Kosovës, e këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet vendi,  edhe falë ndihmës së aleatëve  tonë strategjikë do ta kalojë, e së bashku me Shqipërinë do bashkohen në familjen e madhe Evropiane!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco